Europa shënon rritje të infektimeve me COVID-19

Evropë

Europa shënon rritje të infektimeve me COVID-19

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Nëpër Europë po rikthehet numri i madh i infektimeve nga COVID-19.

Britania ka regjistruar këtë javë numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 që prej korrikut.

Në Britani 333,465 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë shtatë ditëve të fundit, apo rreth 15 për qind më shumë se javën paraprake. Ky është numri më i lartë i rasteve të reja brenda një jave që prej 21 korrikut.

Në Gjermani, numri i infektimeve me COVID-19 është rritur ndjeshëm sërish në ditët e fundit, sidomos në juglindje të vendit. Në qytetin Muhldorf të Bavarisë nuk ka bllokadë dhe as shkolla e restorante të mbyllura, pa marrë parasysh shtimin e rasteve.

“Jemi në këtë situatë për shkak të të pavaksinuarve. Mund të thoni ç’të doni, por ata nuk vaksinohen. Duan të jenë kudo, por nuk duan ta bëjnë vaksinën”, tha Rita Lindner, banore e këtij qyteti.

Në Bukuresht të Rumanisë, maratona e vaksinimit përfundon të hënën në mëngjes. Deri atëherë, kushdo mund të vaksinohet në një nga qendrat mjekësore të kryeqytetit, të hapura 24 orë në ditë.

Pamje kritike mund të shihen në spitalet në mbarë vendin, ku disa qindra vdekje u regjistruan në nivel ditor dhe mijëra njerëz u shtruan.

Në Rumani është vaksinuar vetëm 35% e popullsisë.

Në Rusi, të shtunën u regjistrua rekordi ditor me 37 e 680 raste infektimi në 24 orët e fundit, që e çuan totalin e të prekurve mbi 8.2 milionë.

Vendi raportoi gjithashtu 1 mijë e 75 vdekje, një tjetër rekord që nga rënia e pandemisë. Presidenti Putin ka reaguar duke urdhëruar që qytetarët të qëndrojnë në banesat e tyre nga 30 tetori deri më 7 nëntor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat