Papa i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare për emigrantët

Evropë

Papa i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare për emigrantët

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:17
Papa Françesku

Papa Françesku i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të përfundojë praktikën e kthimit të emigrantëve të shpëtuar në det në Libi dhe vende të tjera të pasigurta.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të gjejnë zgjidhje konkrete për të menaxhuar flukset migratore në Detin Mesdhe, shkruan AP.

“Unë shpreh afërsinë time me mijëra emigrantë, refugjatë dhe të tjerë që kanë nevojë për mbrojtje në Libi”, tha Françesku.

“Unë kurrë nuk ju harroj, dëgjoj thirrjet tuaja dhe lutem për ju,” shtoi ai.

Papa Françesku këto deklarime i bëri asi recitoi lutjen e tij të zakonshme të së dielës përpara pjesëmarrësve që ishte mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.

“Nëpër sa vuajtje po kalojnë emigrantët e kthyer (në vende të pasigurta)?” tha Papa, përpara se të krahasonte disa objekte paraburgimi me kampet naziste të përqendrimit.

Si Italia ashtu edhe Malta janë kritikuar nga avokatët e të drejtave të njeriut për lënien e emigrantëve në bordin e anijeve të shpëtimit të mbushura me njerëz përpara se t’u caktojnë një port të sigurt.

Zyrtarët e agjencisë së OKB-së për refugjatët dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë denoncuar prej kohësh kushtet e qendrave të ndalimit për emigrantët në Libi, duke përmendur praktikat e rrahjeve, përdhunimeve dhe formave të torturës dhe ushqimit të pamjaftueshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat