Mbi 3 mijë raste të reja dhe 54 viktima nga Covid në Greqi

Evropë

Mbi 3 mijë raste të reja dhe 54 viktima nga Covid në Greqi

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 3937 raste të reja me Covid. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i rasteve ëka shkuar në 720.295 nga të cilët 50,8% meshkuj.

Në 24 orët e fundit 54 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid.

Ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15682 vdekje.

Nga pacientët e intubuar, 314 (88.7%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 40 (11.3%) janë plotësisht të vaksinuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat