Gjermania regjistron rritje të rasteve me COVID-19

Evropë

Gjermania regjistron rritje të rasteve me COVID-19

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:54
Ilustrim

Vazhdon të rritet numri i infeksioneve në Gjermani edhe pse situate shëndetësore është nën kontroll.

Sipas institutit ”Robert Koch” janë 23 212 raste pozitive të regjistruara në 24 të fundit (një javë më parë ishte 17 015).

Edhe incidenca për rastet javore ka arritur në 118 për 100 000 banorë (dje ishte 113 dhe shtatë ditë më parë ishte në 80,4).

Në 24 orët e fundit u raportuan 114 vdekje, nga 92 të një jave më parë, raporton ATSh.

Megjithatë, pikë referimi kryesor është ajo e shtrimeve në spitale, që dje ishte 2,95 pacientë të shtruar në terapi intensive për 100 000 banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat