Tërmet në Serbi, dridhjet e fuqishme fikin dritat e rrugës

Evropë

Tërmet në Serbi, dridhjet e fuqishme fikin dritat e rrugës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tërmet i fortë prej 3.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Mlladenovcit në Beograd të Serbisë, ka bërë të ditur qendra sizmologjike e Evropës.

Tërmeti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, rreth 44 kilometra në verilindje të Beogradit.

“Gjithçka shkundej. Shumëkujt i kanë rënë fotografitë dhe sendet nga vitrinat”, ka thënë një qytetar nga Mlladenovci.

Fillimisht ishte dëgjuar një goditje e fuqishme dhe më pas gjithçka kishte filluar të tundet, siç edhe e dëshmojnë pamjet e kamerave të sigurisë.

Më poshtë mund të shihni sesi në momentin kur fillon tërmeti, edhe shtyllat e ndriçimit publik fiken dhe aktivizohen alarmet e veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat