OKB diskuton nesër për situatën në Bosnje e Hercegovinë

Evropë

OKB diskuton nesër për situatën në Bosnje e Hercegovinë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Bosnjë e Hercegovinë do të mbahet nesër, është bërë e ditur në faqen e internetit të organizatës botërore.

Në seancën e paralajmëruar fillimisht për sot, duhet të diskutohet raporti i fundit i Organizatës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe zgjatja e misionit Altea, mandati i të cilit përfundon të premten.

Në raportin e tij, Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt paralajmëron se BeH është në rrezik të afërt të shpërbërjes dhe se ka një mundësi "shumë reale" të konflikteve të reja.

Seanca është caktuar për pasdite me orën lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat