Sulm me thikë në një tren në Gjermani, disa të plagosur

Evropë

Sulm me thikë në një tren në Gjermani, disa të plagosur

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:18
Zyrtarë policorë në Gjermani

(E plotësuar 13:38) - Policia gjermane ka thënë se disa persona janë plagosur të shtunën si pasojë e një sulmi me thikë në një tren të shpejtë.

Policia lokale ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se ka pranuar thirrjen rreth orës 09:00 të mëngjesit të shtunën.

Treni ka qenë duke udhëtuar në mes të qyteteve të Bavarisë, Regensburg dhe Nuremberg, në kohën e sulmit.

Një person është arrestuar për lidhje me sulmin në qytetin Seubersdorf, ku është ndalur treni.

Policia ka thënë se disa persona janë plagosur, mirëpo nuk ka mundur të japë shifër specifike.

Rreth 200 persona janë larguar nga treni dhe janë dërguar nëpër restorante lokale, ka thënë transmetuesi gjerman, Bayerischer Rundfunk.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë se prapavija e sulmit është “ende e paqartë” dhe tani “po qartësohet”.

Ai ka thënë se banorët afër zonës ku ka ndodhur sulmi, nuk përballen me rrezik.

“Shpresoj se të plagosurit dhe ata që kanë qenë dëshmitarë, të shërohen shpejtë dhe plotësisht”, ka thënë Seehofer.

Një zëdhënës për rrjetin e hekurudhave gjermane ka konfirmuar se stacioni në Seubersdorf është mbyllur dhe udhëtimi me tren nga Regensburg dhe Nuremberg është pezulluar.

***

Tre persona kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me thikë në një tren në Gjermani.

Ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Treni që po udhëtonte ishte i linjës Regensburg- Nuremberg. Sipas autoriteteve, autori është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas gazetës BILD, bëhet fjalë për një 27-vjeçar me origjinë arabe, i cili mësohet se vuante nga probleme psikologjike dhe madje kishte bërë thirrje për ndihmë pas sulmit.

Megjithatë, autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për shkaqet e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat