Kryeministri hungarez Orban arrin në Banja Llukë

Evropë

Kryeministri hungarez Orban arrin në Banja Llukë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:25
Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë arritur të shtunën, më 6 nëntor, në qytetin Banja Llukë të Bosnje-Hercegovinës.

Siç është njoftuar, Orban po qëndron për një “vizitë miqësore në Republikën Serbe” (njëra nga dy entitetet e Bosnje-Hercegovinës).

Orban do të takohet me anëtarin e Presidencës trepalëshe të Bosnjës Millorad Dodik, dhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës Serbe, Radovan Vishkoviq.

Në delegacionin e Hungarisë është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto.

Është paraparë një mbledhje dhe drekë pune.

Dodik ka thënë më herët për Radio-Televizionin RS se Orban, në disa nga takimet e mëparshme, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Republikën Serbe.

“Për shembull, një numër i konsiderueshëm i disa stimujve të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm hungarezë mund të transferohen në Republikën Serbe dhe se njerëzit nga Republika Serbe mund t’i përdorin ato fonde sipas procedurës për të cilën do të pajtohemi”, ka thënë Dodik.

Nga kabineti i Dodikut është thënë që nuk janë paraparë deklarata për media.

Dodik ka marrë pjesë në Samitin Demografik në Budapest, në fund të shtatorit të këtij viti, në të cilin, liderët e vendeve të Evropës Qendrore nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratë është thënë se migracioni nuk duhet të jetë përgjigje ndaj rënies së natalitetit të Bashkimit Evropian dhe u është bërë thirrje vendeve anëtare që të mbajnë politikën familjare nën kompetencë kombëtare.

I mbajtur për herë të parë në vitin 2015, i ashtuquajturi Samiti Demografik në Budapest organizohet çdo dy vjet, me synimin për të luftuar migracionin, por edhe për të inkurajuar çiftet e krishtera që të kenë më shumë fëmijë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat