​Mbi 50 mijë raste të reja me koronavirus në Gjermani

Evropë

​Mbi 50 mijë raste të reja me koronavirus në Gjermani

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Për të katërtën ditë radhazi, një numër rekord i rasteve të reja me koronavirus është regjistruar në Gjermani.

Në 24 orët e fundit, 50.196 raste të reja janë konfirmuar dhe 235 njerëz kanë vdekur, njoftoi Instituti Robert Koch.

Instituti paralajmëroi për një rritje të incidencës së infeksionit në baza javore.

Kjo pasi numri i të infektuarve për 100.000 njerëz tani është 249, krahasuar me 232 javën e kaluar, raporton Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat