Bashkëshortja e një opozitari të Turqisë dënohet me 2.5 vite burg

Evropë

Bashkëshortja e një opozitari të Turqisë dënohet me 2.5 vite burg

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:47
Basak dhe Selahattin Demirtas

Gruaja e liderit të shquar të opozitës turke, Selahattin Demirtas, Basak, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg, pasi u konstatua se ka dhënë të dhëna të pasakta rreth datës së raportit mjekësor, njoftuan avokatët e saj.

Avokatët e 44 vjeçares thanë se ajo u dënua për datën e gabuar në një raport mjekësor të lëshuar nga një mjek në provincën juglindore të Diyarbakirit në vitin 2015, të cilin ajo ia dorëzoi punëdhënësit të saj ndërsa ishte në pushim mjekësor.

Bashkëshorti i saj, Selahattin Demirtas, një ish-lider i partisë pro-kurde dhe një nga politikanët më të famshëm të Turqisë gjendet në burg gati pesë vjet me akuza për terrorizëm, të cilat ai i mohon.

Image

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Turqinë, Nacho Sanchez Amor, deklaroi se vendimi ndaj Demirtasit duket si një vendim politik.

Amor shkroi në Twitter se dy vjet e gjysmë burg për një gabim të thjeshtë teknik në lidhje me kartelën mjekësore është tmerruese “Kjo është e vërtetë. Kjo tregon gjendjen shqetësuese të gjyqësorit turk”.

Basak Demirtas është e lirë deri sa të përfundojë procesi i apelimit të vendimit, i cili mund të zgjasë më shumë se një vit.

Avokatët thanë se kishte një gabim në të dhënat, i cili mund të korrigjohej duke kontrolluar regjistrin e raporteve të pacientëve në qendrën shëndetësore lokale dhe shtuan se do ta apelojnë vendimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat