Tërmet i fortë në këtë shtet me magnitudë 5.2 ballë

Evropë

Tërmet i fortë në këtë shtet me magnitudë 5.2 ballë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në zonën e Duzce në Turqi, në një thellësi prej 7.9 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit, pasuar nga një seri tërmetesh pak më të dobëta, por ende të forta, me magnitudë 4.9 dhe 5 të shkallës Rihter.

Administrata Turke e Situatave Emergjente (AFAD) njoftoi se tërmeti u regjistrua në orën 15:40 me orën lokale.

Për momentin nuk ka raportime për dëme të mundshme, apo nëse ka të lënduar.

Së fundmi në Turqi ka pasur edhe tërmete të tjera që kanë shkaktuar viktima dhe ky tërmet i ditës së sotme vjen në një periudhë kur dukej sikur gjendja ishte qetësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat