Holanda dërgon pacientët me COVID-19 nëpër spitalet e Gjermanisë

Evropë

Holanda dërgon pacientët me COVID-19 nëpër spitalet e Gjermanisë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Holanda ka filluar t’i transferojë pacientët e sëmurë me COVID-19 në Gjermani, për të zvogëluar paksa presionin në spitalet e këtij vendi – që po luftojnë me numrin e madh të rasteve ditore me coronavirus.

Një pacient sot është dërguar me autoambulancë nga Roterdami në drejtim të spitalit të Bohumit, rreth 240 kilometra në lindje – e gjatë ditës së nesërme do të dërgohet edhe një tjetër, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të këtij vendi.

Numri i pacientëve me COVID-19 nëpër spitalet e Holandës gjatë javëve të fundit ka arritur nivelin më të lartë që nga maji, kështu që ky numër pritet të rritet akoma duke shkuar në shifra rekord.

E spitalet gjermane në total kanë ofruar 20 shtretër për pacientët nga Holanda, pasi që gjatë valës së kaluar të pandemisë ishin shëruar dhjetëra pacientë holandezë.

Planet e qeverisë holandeze për të ashpërsuar masat anti-COVID, kanë nxitur një sërë protestash ku mbi 170 persona u arrestuan pas përplasjeve të ashpra me policinë – duke i kundërshtuar masat e vëna. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat