​Qeveria e Sllovakisë propozon mbylljen e plotë të vendit deri në tri javë

Evropë

​Qeveria e Sllovakisë propozon mbylljen e plotë të vendit deri në tri javë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike, Qeveria e Sllovakisë propozoi sot mbylljen e plotë të vendit për dy ose tre javë, dhe vendimi për këtë duhet të miratohet nesër në parlament.

Kryeministri Eduard Heger tha se mbyllja do të vlejë për personat e vaksinuar dhe të pa vaksinuar, dhe vuri në dukje se duhet të merren masa urgjente që situata të mos përkeqësohet.

“Kjo masë nuk është e popullarizuar, por është absolutisht e pashmangshme në këtë moment”, tha presidentja e Sllovakisë, Zuzana Kaputova, pas vizitës në spitalin më të madh në Bratislavë, transmeton AP.

Kaputova theksoi se ajo që pa në Spitalin Universitar ishte “tragjike dhe e tmerrshme”.

“Epidemiologët janë të qartë – duhet të kufizojmë lëvizjen e njerëzve, duhet të mbyllim. Për fat të keq, kjo do të prekë të gjithë, por nuk mund të shmanget”, tha Kaputova.

Sllovakia kishte 9.171 infeksione të reja të premten, duke tejkaluar rekordin prej 8.342 rastesh të reja të vendosur disa ditë më parë.

Të hënën, të pa vaksinuarve iu ndalua lëvizja dhe shkuarja në të gjitha qendrat tregtare dhe dyqanet, përveç ushqimit, si dhe të shkonin në të gjitha ngjarjet publike dhe për të shkuar në punë u urdhëruan të testoheshin dy herë në javë.

Ekspertët megjithatë menduan se kjo nuk mjaftonte në këtë situatë dhe kërkuan mbyllje të plotë për të paktën 14 ditë.

Aktualisht janë të shtruar në spital 3182 pacientë për shkak të COVID-it, që e kalon kufirin kritik prej 3000, të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Siç u njoftua, më shumë se 82% e pacientëve nuk janë vaksinuar plotësisht.

Në Sllovaki, vetëm 45.3 për qind e popullsisë është vaksinuar, që është 20 për qind më pak se mesatarja në Bashkimin Evropian.

Në një vend me rreth pesë milionë e gjysmë banorë, deri më tani janë regjistruar zyrtarisht 621.423 raste dhe kanë vdekur 13.985 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat