Gjermania raporton rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

Evropë

Gjermania raporton rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Një rast i parë i dyshuar i variantit të ri Omicron është zbuluar në Gjermani në një person të kthyer së fundmi nga Afrika e Jugut.

Nëse konfirmohet, ky do ta bënte atë rastin e dytë të Omicron të zbuluar në Bashkimin Evropian pasi autoritetet belge njoftuan të premten se një udhëtar që kthehej nga Egjipti kishte rezultuar pozitiv për variantin, shkruan Euronews.

Autoritetet holandeze ndërkohë po bëjnë sekuencën e mostrave nga 61 pasagjerë nga dy avionë që ktheheshin nga Afrika e Jugut të premten dhe të cilët rezultuan pozitivë për COVID-19.

Shtetet anëtare të BE-së mbyllën kufijtë e tyre të premten për udhëtarët nga shtatë vende të Afrikës Jugore – Botsvana, Eswatini, Lesoto, Mozambiku, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve – për shkak të variantit.

Vendimi erdhi disa orë përpara se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) t’i jepte variantit, të njohur fillimisht si B.1.1.529, emrin e tij dhe ta etiketonte atë një “variant shqetësues”.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara theksoi se “provat paraprake sugjerojnë një rrezik në rritje të infeksionit” me ekspertët të shqetësuar gjithashtu se “numri i madh i mutacioneve” të variantit e bëjnë atë më imun ndaj trajtimit aktual, përfshirë vaksinat.

Vende të tjera që kanë vendosur kufizime udhëtimi me vendet e Afrikës Jugore përfshijnë Kanadanë, MB dhe SHBA.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat