Sulmohet me bomba molotov drejtoria e policisë në Greqi

Evropë

Sulmohet me bomba molotov drejtoria e policisë në Greqi

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 23:18
Foto

Një grup personash të panjohur kanë sulmuar policinë e Akropolis mbrëmjen e së shtunës në Athinë.

Autorët në orën 21:50 kanë sulmuar me bomba molotov Drejtorinë e Policisë dhe më pas janë larguar.

Sipas informacioneve të mediave greke, 10 persona janë arrestuar menjëherë.

Autorët kanë qëlluar, sipas policisë, me pesë bomba molotov duke shkaktuar dëme materiale në fasadën e repartit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat