Shi, borë dhe viktima/ Stuhia “Arwen” gjunjëzon Britaninë e Madhe

Evropë

Shi, borë dhe viktima/ Stuhia “Arwen” gjunjëzon Britaninë e Madhe

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 00:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën deri tani si pasojë e stuhisë “Arwen” që solli reshjet shiu e bore, erë të fortë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë në shumë zona të Britanisë së Madhe.

Policia njofton se fatalitetet u regjistruan në Lancaster, Irlandën e Veriut dhe Aberdeenshire të Skocisë si pasojë e rrëzimit të pemëve nga era që arriti deri në 100 km në orë.

Më shumë se 130 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë u bllokuan dhjetëra akse rrugore si dhe u ndërpre shërbimi hekurudhor për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Image

Autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në rrugë deri në një përmirësim të situatës meteorologjike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat