Ngjarje e rëndë, emigranti godet tetë herë me thikë gruan

Evropë

Ngjarje e rëndë, emigranti godet tetë herë me thikë gruan

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:09
Policia greke

Opinioni publik ne Greqi është shokuar përsëri nga një vrasje tjetër e një gruaje nga bashkëshorti i saj.

Vrasja e 14 e një gruaje brenda këtij viti ka ndodhur në qytetin e Selanikut në lagjen Polihni.

Çifti në fjalë me prejardhje nga Armenia kishin edhe një djalë 20 vjeç.

Bashkëshorti 49 vjeç është dorëzuar mbrëmjen e së dielës në polici duke pranuar krimin.

Kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur viktimën 48 vjeç në shtrat me dy plage ne gjoks të shkaktuara nga goditjet me thike, ndërsa është gjetur edhe vete mjeti i krimit.

Sipas dëshmive të para nga fqinjët, vrasësi kishte probleme psikologjike, ndërsa në deponimet e para në polici ka deklaruar se e vrau të shoqen pasi e tradhtonte. Mësohet se ai e ka goditur tetë herë me thikë në gjoks dhe në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat