Të djathtët gjermanë kontrabanduan armë nga Kroacia

Evropë

Të djathtët gjermanë kontrabanduan armë nga Kroacia

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Prokuroria Publike e Munichut ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave në rastin e shitjes dhe kontrabandës së paligjshme të armëve nga Kroacia. Sipas aktakuzës, shitja e armëve nga shteti kroat është kryer nga persona të lidhur me krahun e ekstremit të djathtë.

Të akuzuarit akuzohen për shkelje të Aktit të Kontrollit të Armëve të Luftës dhe Aktit të Armëve, konfirmoi kryeprokurori i shtetit Florian Weinzierl për gazetën e Berlinit, Die Tageszeitung.

Sipas prokurorit, të tetë personat janë mbështetës të skenës ekstremiste të djathtë. Mes të akuzuarve është edhe ish-punonjësi i zyrës së përfaqësuesit bavarez të AfD-së në Bundestag, Petar Bystron.

Zyra Qendrore e Bavarisë për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit ka hetuar gjithsej 17 të dyshuar në një hetim të madh dhe kompleks. Katër hetime paraprake janë ndarë dhe kanë përfunduar gjithashtu, të tjerat janë ende në vazhdim.

Dy autorët e dyshuar kryesorë dhe i akuzuari i parë janë ende në paraburgim. Besohet se nga viti 2015 deri në vitin 2018, ata kanë sjellë armë zjarri nga Kroacia në Gjermani për t’i shitur atje.

Bëhet fjalë kryesisht për pistoleta të prodhuesve të ndryshëm, mitraloz Uzi, pushkë sulmi AK-47 dhe pushkë gjahu. Prokuroria e shtetit nuk ka dashur të zbulojë për mediat se sa armë ishin të përfshira.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat