​Kuleba takon Borrell, diskutojnë rreth tensioneve Rusi-Ukrainë

Evropë

​Kuleba takon Borrell, diskutojnë rreth tensioneve Rusi-Ukrainë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:52
Foto nga takimi

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u takua sot me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, me qëllim që, siç u shpreh ai, të përshpejtojë punën për kufizime specifike ekonomike ndaj ekonomisë ruse nëse Moska fillon një ofensivë të re.

“Ne diskutuam nevojën për të penguar Rusinë dhe për të përshpejtuar punën për kufizime specifike ekonomike që mund të ndikojnë në ekonominë ruse nëse Moska vendos të nisë një fazë të re agresioni kundër Ukrainës”, tha ministri Kuleba në profilin e tij në Twitter, raporton Reuters.

Ukraina dhe aleatët e saj në NATO kanë dhënë alarmin për lëvizjen e trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës këtë vit.

Lëvizje të tilla kanë ngritur shqetësimet se konflikti në Ukrainën lindore mund të përshkallëzohet në luftë të hapur midis dy fqinjëve, sipas agjencisë britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat