Belgjikë, zjarrfikësit protestojnë për kushte më të mira

Evropë

Belgjikë, zjarrfikësit protestojnë për kushte më të mira

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Zjarrfikësit belgë zhvilluan një protestë në Bruksel për të kërkuar përmirësimin e kushteve dhe kundër vaksinimit të detyrueshëm për të cilin mendohet se do të zbatohet ndaj tyre, transmeton Anadolu Agency.

Rreth 200 zjarrfikës u mblodhën në qendër të qytetit dhe mbyllën për një kohë trafikun në një prej bulevardeve kryesore të qytetit. Për të tërhequr vëmendjen, zjarrfikësit gjatë protestës hodhën bomba tymuese me ngjyrë dhe ndezën sirenat e automjeteve.

Protesta që u zhvillua nën masat e sigurisë së policisë përfundoi pa ndonjë incident.

Zjarrfikësit belgë kërkojnë përmirësimin e kushteve të tilla për pagën, orët e punës dhe të drejtat për pension. Ata gjithashtu kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19.

Qeveria belge ka bërë punime për të vendosur vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19 për grupet e profesioneve që ofrojnë shërbime publike si punonjësit e shëndetësisë, policinë dhe zjarrfikësit. Punonjësit e këtyre profesioneve mund të humbasin vendin e punës nëse nuk vaksinohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat