Papa Françesku paralajmëron për kërcënimin nga populizmi

Evropë

Papa Françesku paralajmëron për kërcënimin nga populizmi

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 21:28
Papa Françesku duke mbajtur fjalim në Greqi

Papa Françesku paralajmëroi të dielën se “përgjigjet e lehta” të populizmit dhe autoritarizmit kërcënojnë demokracinë në Evropë dhe bëri thirrje për një përkushtim të ri për të promovuar të mirën e përbashkët.

Papa Françesku shfrytëzoi një fjalim në Greqi, vendlindjën e demokracisë, për t'iu drejtuar Evropës në përgjithësi, duke argumentuar se vetëm multilateralizmi i fuqishëm mund të trajtojë me sukses çështjet urgjente, si mbrojtja e mjedisit dhe pandemia.

Ai nuk përmendi vende specifike të Evropës gjatë fjalimit të tij. Megjithatë, Bashkimi Evropian ndodhet në një ngërç me Poloninë dhe Hungarinë për çështjet e sundimit të ligjit, me Varshavën që këmbëngul se ligji polak është mbi politikat dhe rregullat e BE-së.

Në të njëjtën ditë që Papa Françesku paralajmëroi për kërcënimin populist në Evropë, udhëheqësit populistë të krahut të djathtë u takuan në Varshavë dhe deklaruan se do të punojnë më ngushtë së bashku për të mbrojtur sovranitetin e vendeve të tyre në Parlamentin Evropian.

Në Athinë, Papa Françesku u takua me Kryepeshkopin Ieronymos, kreun e Kishës Ortodokse të Greqisë, për të përmirësuar lidhjet midis kishave të tyre./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat