Ekspertët për variantin “Omicron”: Rastet në Britani mund të rriten në 15 mijë

Evropë

Ekspertët për variantin “Omicron”: Rastet në Britani mund të rriten në 15 mijë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Numri i rasteve të COVID-19 mund të rritet në 15 mijë në Mbretërinë e Bashkuar në ditët pas Krishtlindjes nëse varianti Omicron bëhet dominant, kështu kanë paralajmëruar ekspertët e shëndetësisë atje.

Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit Publik tha se varianti i ri mund të rrisë rastet gjatë rritjes së aktivitetit social.

Në një letër drejtuar Qeverisë nga ta, thuhet se nivelet më të larta të socializimit të kombinuara me ndikimin e Omicron mund të përbëjnë një rrezik shumë real, por ende të pamatshëm për menaxhimin e COVUD-19 gjatë javëve të ardhshme, shkruan The Sun.

Zyrtarët e shëndetësisë paralajmëruan qeverinë se kjo paraqet sfida serioze në javët në vijim, duke shtuar se është e pamundur të përcaktohet niveli i rrezikut dhe ndikimi i tij.

Mjekët e përgjithshëm mirëpresin shkurtimet e dokumenteve për t’u fokusuar në injektimet përforcuese të COVID-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat