Era e fortë, Papa Françesku rrëzohet teksa ngjit shkallët e aeroplanit

Evropë

Era e fortë, Papa Françesku rrëzohet teksa ngjit shkallët e aeroplanit

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:22
Menjëherë pasi u pengua në shkallë, Papa u ngrit sërish në këmbë,

Era e fortë që frynte në aeroportin "Eleftherios Venizelos" ka bërë që Papa Françesku të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet, teksa ngjit shkallët e avionit, për tu larguar nga vizita 3 ditore që bëri në Greqi.

Menjëherë pasi u pengua në shkallë, Papa u ngrit sërish në këmbë, pa u lënduar me ndihmën e një roje sigurie.

Madje kur mbërriti në hyrje të avionit Papa përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit që ndodheshin në ceremoninë zyrtare të lamtumirës.

Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku humbet ekuilibrin, ka ndodhur shtatorin e kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat