Ditë e zezë në Greqi, raportohet rekord viktimash nga koronavirus

Evropë

Ditë e zezë në Greqi, raportohet rekord viktimash nga koronavirus

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Vijon të jetë e rëndë situata sa i takon pandemisë në Greqi.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar sot 4943, raste të reja me Covid. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 971,148.

Sot raportohet rekordi me viktima. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetëmn 116 persona, duke shënuar kështu numrin më të lartë të të vdekurve gjatë kësaj vale. Shifra më e lartë është raportuar në mars me 134 viktima.

Sakaq, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 18716 vdekje. 95.4% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat