​Rasti i tretë me Omicron është regjistruar në Kroaci

Evropë

​Rasti i tretë me Omicron është regjistruar në Kroaci

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Instituti Kroat i Shëndetit Publik (HZJZ) konfirmoi sot rastin e tretë të variantit të koronavirusit omicron në vend.

Sipas HZJZ, krahas analizave laboratorike është bërë edhe hulumtimi epidemiologjik dhe janë ftuar të gjitha kontaktet e pacientëve që ndodhen në Kroaci për të bërë testin PCR, transmeton Hina.

Në deklaratë sqarohet se janë marrë gjithsej 16 mostra, nga të cilat 14 janë negative, një është në progres dhe një është pozitive për variantin e ri të omicron, që do të thotë se gjithsej tre raste të infektimit me këtë variant të koronavirusit janë regjistruar në Kroaci.

Më herët gjatë ditës së sotme në Kroaci u konfirmuan zyrtarisht dy rastet e para të infektimit me omicron te personat që nuk kanë qëndruar në Afrikën Jugore, por që kanë qenë në takime ku ka pasur të ftuar nga jashtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat