Austria heq masat, por vetëm për të vaksinuarit

Evropë

Austria heq masat, por vetëm për të vaksinuarit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Austria do heqë masat për të vaksinuarit por masat për të pavaksinuarit do të qëndrojnë ende në fuqi, tha në një deklaratë kancelari i ri austriak Carl Nehamer, një ditë pas marrjes së detyrës.

Shteti i Austrisë së Epërme ka njoftuar tashmë se do të zgjasë bllokimin me të paktën një javë, ndërsa kryeministri i Styria, Herman Sutzenhofer, tha gjithashtu se  mund të ndërmarrë rregulla më të ashpra.

Numri i rasteve ka shënuar rënie gjatë dy javëve të fundit, por mbetet sërish i lartë.

Austria ka regjistruar 5192  raste në 24 orë. Gjithashtu, vendi pritet të miratojë një projektligj duke gjobitur deri në 600 euro çdo 3 muaj personat mbi 60 vjeç të cilët refuzojnë të vaksinohen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat