Qeveria polake: Rreth 7 mijë migrantë ndodhen në Bjellorusi

Evropë

Qeveria polake: Rreth 7 mijë migrantë ndodhen në Bjellorusi

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:27
Policia bjelloruse duke ruajtur migrantit të cilët ecin drejt një qendre afër kufirit mes Bjellorusisë e Polonisë. Fotografi nga arkivi.

Qeveria polake njoftoi më 7 dhjetor se rreth 7 mijë migrantë të cilët shpresojnë të arrijnë në Bashkimin Evropian ndodhen në Bjellorusi.

“Vlerësojmë që regjimi i Lukashenkos ka kthyer rreth 3 mijë migrantë në Irak dhe Siri, por rreth 7 mijë të tjerë ende janë në territorin e Bjellorusisë”, tha zëdhënësi i shërbimit inteligjent polak, Stanislaw Zaryn për media.

Ai shtoi se aktualisht numri i kalimeve ilegale të kufirit mes Polonisë dhe Bjellorusisë ka rënë, por është herët të thuhet që kriza përfundoi.

Forcat e sigurisë së Bjellorusisë vazhdojnë të dërgojnë grupe më të vogla të migrantëve në kufi me qëllim që të mund të gjejnë pjesë më pak të sigurta për të kaluar brenda BE-së, vazhdoi Zaryn.

Shumica prej këtyre migrantëve që kanë ngecur në kufi shpresojnë të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt BE-së dhe refuzojnë të kthehen në shtetet e tyre.

Bashkimi Evropian akuzon diktatorin bjellorus, Alexander Lukashenko që qëllimisht po sjell njerëz në Minsk duke i nxitur të grumbullohen afër kufirit në përpjekje për të destabilizuar bllokun si pasojë e sanksioneve ekonomike që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj qeverisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat