Mbi 7 mijë të infektuar dhe 99 viktima me Covid në Greqi

Evropë

Mbi 7 mijë të infektuar dhe 99 viktima me Covid në Greqi

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Greqi.

Sipas raportit të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 7009 raste të reja nga 591 067 testime dhe kanë humbur jetën 99 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje të intubuar 697 pacient. Numri më i madh i rasteve të reja me Covid është regjistruar në Atikë, 2156 persona dhe në Selanik janë konfirmuar të infektuar me Covid 1048 qytetarë.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 978,402 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 18 815 pacientë dhe betejën me Covid e kanë fituar 889,506 paciente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat