E rëndë, dy vëllezër vdesin nga COVID brenda pak orësh

Evropë

E rëndë, dy vëllezër vdesin nga COVID brenda pak orësh

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:22
Ilustrim

Dy vëllezër në Greqi kanë ndërruar jetë për shkak të COVID disa orë njëri pas tjetrit. Mediat bëjnë me dije se ata ishin shtruar prej disa javësh në spitalin e Rios.

Pasditen e të hënës u nda nga jeta 64-vjeçari Spyros Tsakas ndërsa pak orë më vonë u shua edhe vëllai i tij Nikos Tsakas. Sipas mediave greke dy vëllezërit jetonin në një shtëpi dhe të dy ishin të pavaksinuar.

Ata u prekën nga COVID në të njëjtën kohë. Që në fillim mjekët e kishin vlerësuar shumë të rëndë gjendjen e vëllait të madh, por ishin optimistë se Nikos do ia dilte.

Ata do të përcillen për në banesën e fundit ditën e enjte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat