Shkon në 4 numri i viktimave nga shembja e pallatit në Itali

Evropë

Shkon në 4 numri i viktimave nga shembja e pallatit në Itali

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 21:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka shkuar n 4 numri i viktimave nga shembja e pallatit për shkak të shpërthimit të bombulës në Itali. Pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ndërtesa u dogj pasi një tub gazi natyror shpërtheu në qytetin jugor të Ravanusa pranë Agrigento, qyteti jugperëndimor sicilian i famshëm për tempujt e tij grekë, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Dy gra u nxorën të gjalla nga rrënojat pas shembjes dhe shpëtimtarët dhe qentë nuhatës po kërkonjnë ende për të zhdukurit.

Një nga gratë e shpëtuara besohet të jetë një 80-vjeçare e cila u dërgua në spitalin lokal të Licata me fraktura të rënda.

Tjetra duket të jetë kunata e saj, të cilën shpëtuesit mundën ta gjenin pasi dëgjuan telefonin e saj që binte në mes të rrënojave.

Njësia lokale e shërbimit të mbrojtjes civile të Italisë konfirmoi në rrjetin e saj në Twitter se numri i të vdekurve aktualisht është katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat