​Ministrja gjermane loboi për vendosjen e sanksioneve ndaj Dodik

Evropë

​Ministrja gjermane loboi për vendosjen e sanksioneve ndaj Dodik

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 20:48
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje BE-së që të vendosë sanksione kundër Milorad Dodik, një anëtar i Presidencës së BeH.

Pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Baerbock tha se ka lobuar për këtë.

Gjermania beson se thirrjet që Republika Serbe të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe veprimet që dobësojnë BeH-në, janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme dhe sheh Milorad Dodik si fajtorin kryesor.

“Situata në Bosnjë dhe Hercegovinë është shqetësuese. Përpjekjet për t'u shkëputur nga entiteti janë të papranueshme. Për mua personalisht, kjo do të thotë, dhe unë lobova këtu mënjanë për këtë, që sanksionet ekzistuese duhet të zbatohen menjëherë ndaj Dodik," tha Baerbock.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat