Malta legalizon kanabisin për përdorim personal

Evropë

Malta legalizon kanabisin për përdorim personal

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Malta bëhet vendi i parë evropian që legalizon kanabisin për përdorim personal. Konsumi në publik vazhdon të konsiderohet i paligjshëm.

Limiti për posedim personal është vendosur në shtatë gram. Kanabisin mund ta kultivojë privatisht në shtëpi kushdo që ka mbushur moshën 18 vjeç - për sa kohë që nuk kultivon më shumë se katër bimë.

Konsumi në publik ende i paligjshëm

Pirja e kanabisit në publik ose para fëmijëve do të mbetet ende e paligjshme.

Image
Foto ilustrim

Holanda njihet më shumë për qëndrimin e saj liberal ndaj kanabisit dhe për politikën e saj në përgjithësi tolerante. Por edhe në Holandë kanabisi zyrtarisht është ende i paligjshëm.

Image
Foto ilustrim

Edhe qeveria e re e Gjermanisë synon të legalizojë përdorimin rekreativtë kanabisit./DW

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat