Mali i Zi: Konfirmohen pesë raste me Omikron

Evropë

Mali i Zi: Konfirmohen pesë raste me Omikron

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 13:02
Mali i Zi

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi konfirmoi zyrtarisht pesë raste të llojit Omikron të koronavirusit.    

Të gjithë të infektuarit me Omikron janë në gjendje shëndetësore  të përgjithshme të mirë kanë simptoma të lehta, thuhet në njoftim. Dyshimi i parë u konstatua në fillim të dhjetorit, e pas kësaj të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 163 raste të reja me koronavirus dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e virusit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik, por nuk janë raste të rralla kur shënohet numër i lartë i personave që kanë humbur jetën, e ndër ta edhe mosha të reja.

Në Mal të Zi janë gjithsej 1786 raste aktive me COVID-19, më së shumti në kryeqytetin  Podgoricë me 674. Ne Qendrën Spitalore janë të shtruar 65 paciente ndërkohë që në gjendje  të  rëndë janë 22 prej tyre.

Mbi 58,4 përqind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 66.000 qytetarë janë imunizuar me dozën e tretë, kryesiht me vaksinën Pfizer. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave, veçanërisht në qendrat turistike dimërore, qendrat  tregtare dhe objektet e hotelerisë. Autoritet kontrollojnë posedimin e çertifikatës për COVID në objekte hoteliere dhe në vende të tjera, ku mblidhen shumë njerëz. Inspeksionet kontrollojnë edhe shkeljen e masave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik për organizimin e dasmave dhe festimeve të tjera private.

Për shkak të shfaqjes së versionit  Omikron, llojit i cili thuhet se përhapet me shpejtësi, Instituti  i Shëndetit publik në ditët e ardhëshme do të  propozojë masat e reja,  por drejtori i këtij Instituti Igor Galiq thotë, se "Për shkak të situates së krijuar është jo reale të priten masa që do të rrezikonin  jetën e qytetarëve". Për  momentin kemi masa të shtuara kontrolli dhe jemi në koordinim me shërbimet lokale, ka thënë Galiq. Nga ana tjetër përfaqësuesit e objekteve të hotelerisë kërkojnë që të lejohen kremtimet  në mjedise të hapura gjatë festave të fundvitit.  Por autoritetet  shëndetësore deri tani janë kundër, duke theksuar se "është i pamundur  kontrolli i certifikatave të Covidit, për shkak të numrit të madh të njerjëzve dhe se në raste të tilla respektimi i masave është i pamundur".

Opozita kritikon Ministrinë e Shëndetësise për keqmenaxhimin e pandemisë

Rritja e rasteve me Covid, e veçmas humbja e jetëve, ka nxitur kritika të vazhdueshme të  zyrtarëve opozitar kundër qeverisë, respektivisht  ministrisres së Shëndetesise për - siç thonë - dështimin e menaxhimit të situatës me koronavirusin. Ata kanë kërkuar në vazhdimësi dorëheqjen e minitres Jelena Boronoviq Bojoviq./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat