Britania drejt mbylljes për shkak të variantit Omicron

Evropë

Britania drejt mbylljes për shkak të variantit Omicron

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Britania është në një nivel të ri infektimesh, për shkak të variantit Omicron, në qarqet politike dhe shkencore po shtohet presioni  ndaj qeverisë për një lockdown të ri për dy javë për të ulur numrin e infektimeve.

Numri një i Shëndetësisë në Britani ka deklaruar se qeveria do duhet të veprojë, pasi më pas do jetë shumë vonë, edhe pse kryeministri Johnson duket se po kundërshton këshillat e specialistëve përpara Krishtlindjeve, kjo edhe për shkak të revoltës së deputetëve të tij në parlament ndaj masave shtrënguese, të cilat u miratuan vetëm me mbështetjen e opozitës laburiste, e cila për Lockdown ende nuk është shprehur se çfarë qëndrimi do mbante.

Rastet me Omicron pritet të shkojnë në dy milionë raste në ditë në periudhën e Vitit të Ri.

Profesori Neil Ferguson, thotë se shumica e të infektuarve me Omicron në Britani nuk do sëmuren rëndë, pasi janë të mbrojtur nga imuniteti qoftë i vaksinës, qoftë ai nga infektimet e mëparshme me Covid.

Ndërsa, ministri britanik i Shëndetësisë tha se 10 për qind e popullisë  ose më shumë se 5 milionë britanikë ende nuk janë vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat