Gjermani: Këshilli i ekspertëve rekomandon kufizimin e kontakteve

Evropë

Gjermani: Këshilli i ekspertëve rekomandon kufizimin e kontakteve

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:39
Pamje nga Gjermania

Këshilli i ri i ekspertëve të qeverisë federale parashikon në zhvillimet e pandemisë një "valë Omikron" dhe këshillon për kufizimin e kontakteve. Madje sa më shpejt aq më mirë këto masa duhen miratuar në nivel federate.    

Varianti Omikron i koronavirusit javët e muajt e ardhshëm "do ta vendosë Gjermaninë përballë sfidash të mëdha", thuhet në një deklarim të këshillit të ekspertëve. Më tej rekomandohet: "Vala Omikron prek një popullsi, që për gati dy vjet pandemi dhe luftë ndaj saj tashmë është lodhur ndaj janë bërë evidente dita ditës edhe tensionet masive."

Për këtë arsye "është e nevojshme të veprohet" qysh në ditët e ardhëshme. "Masat efikase në mbarë federatën për të mbajtur nën kontroll zhvillimet me infeksionet duhet të përgatiten, të planifikohen mirë dhe të komunikohen mirë për kufizimin e kontakteve", rekomandojnë ekspertët në një prononcim të parë të tyre. Thelbësore është që të ketë një strategji të detajuar komunikimi me shpjegime të arsyeshme për situatën e re të rrezikut dhe masat që vijnë si pasojë e saj. Vala Omikron në këtë gjendje me dinamikë të lartë mund të përballohet vetëm me veprim të vendosur dhe me efekt të qendrueshëm.

Në valën e katërt e deri tani më të fuqishme të infeksionit pas gati dy vjetësh pandemi të koronavirusit i gjithë sistemi shëndetësor gjerman aktualisht po punon nën presion të lartë.

"Krahas vendimeve të domosdoshme politike popullsisë duhet t'i bëhet thirrje intensivisht për të kontrolluar rinfeksionin", këshillojnë ekspertët. "Ndër të tjera duhet të evitohen grumbullimet e mëdha, të mbahet maska FFP2, veçanërisht në mjedise të mbyllura, si dhe të bëhen testime të shpejta në rast grumbullimi njerëzish përpara dhe gjatë ditëve të festave."

Masat që janë në fuqi aktualisht duhet "të respektohen më me rigorozitet". "Paralelisht duhet të intensifikohet fushata e vaksinimit. Rifreskimi i vaksinimit edhe pas dozës së dytë duhet të vazhdojë sa të jetë e mundur dhe të përshpejtohet. "Modelimet kombëtare dhe ndërkombëtare të dinamikës së infeksionit dhe një rritje e mundshme e incidencës po tregojnë një "cilësi të re të pandemisë", thuhet në deklarimin e këshillit të ekspertëve.

Incidenca e Omikron po rritet vrullshëm

Image
Vaksinimi në Gjermani

"Aktualisht koha e supozuar e dyfishimit të incidencës Omikron në Gjermani është rreth 2 - 4 ditë." Bazuar në masat që janë tani në fuqi kjo kohë e dyfishimit krahasuar me Anglinë ndonëse është më e ulët, tregon që është dukshëm më e shpejtë se me variantet e deritanishme. "Nëse varianti Omikron do të vazhdojë të përhapet me këto ritme në Gjermani, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë do të sëmurej njëkohësisht dhe do të duhej të futej në karantinë", thuhet më tej. "Kjo do të ngarkonte në esktrem sistemin e shëndetësisë dhe të gjithë infrastrukturën kritike në vend."

Varianti Omikron "krijon një dimension të ri në zhvillimin e pandemisë". Omikron dallon nga variantet e tjera me një përhapje të fuqishme dhe me aftësinë për ta depërtuar mbrojtjen ekzistuese të sistemit të imunitetit.

Pas prononcimit të këshillit të ekspertëve për pandeminë Corona, disa media njoftojnë për plane për një takim së shpejti mes landeve dhe federatës për të përcaktuar veprimin e mëtejshëm. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA nga qarqet qeveritare mësohet se ndoshta qysh të martën (21.12) mund të zhvillohet një takim në këtë nivel. "Rrjeti redaksional Gjermania" duke iu referuar qarqeve qeveritare njofton gjithashtu për një mbledhje të mundshme të jashtëzakonshme brenda kësaj jave./DW

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat