​Spitalet gjermane përballen me mungesa të stafit

Evropë

​Spitalet gjermane përballen me mungesa të stafit

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Katër në çdo pesë spitale gjermane po përpiqen të plotësojnë vendet e lira në repartet e tyre të kujdesit të përgjithshëm dhe intensiv, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar të hënën.

Sondazhi i kryer nga Instituti Gjerman Spitalor (DIK) dhe i bazuar në intervista me pjesëmarrjen e pothuajse 300 institucioneve, zbuloi gjithashtu se 60 përqind e spitaleve prisnin të përballeshin me mungesa të stafit gjatë vitit 2021, raporton atsh.

Në shkallë vendi, rreth 22 mijë e 300 vende të lira pune në sektorin e përkujdesjes shëndetësore mbeten të paplotësuara, numër ky që është trefishuar që nga viti 2016, sipas DIK.

Midis majit dhe korrikut kur u krye sondazhi, 84 përqind e spitaleve e kishin të vështirë të gjenin staf të ri në pavijonet e përgjithshme.

“Mungesa e personelit të kujdesit është problemi më urgjent në shëndetin publik, që duhet të vihet në krye të agjendës politike”, tha kreu i Federatës Gjermane të Spitaleve, Gerald Gass që financon pjesërisht DIK-un.

Kufizimet gjatë pandemisë, si ulja e vendeve të lira të punës dhe kufizimet në operacionet e rregullta, u përmendën si një arsye e rëndësishme për vështirësitë financiare të spitaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat