​Johnson: Anglia mund të përballojë rritjen e të infektuarve

Evropë

​Johnson: Anglia mund të përballojë rritjen e të infektuarve

Më: 4 janar 2022 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se Anglia mund të përballojë rritjen e të infektuarve me COVID-19 pa mbyllur ekonominë, në një kohë kur në Britaninë e Madhe u regjistrua një numër i ri rekord i rasteve me sëmundjen infektuese.

Johnson kundërshton vendosjen e masave të rrepta të mbylljes në Angli, duke besuar se dhënia e një doze të tretë të vaksinës dhe kujdesi i popullatës do të mjaftonte për të frenuar valën e fundit të koronavirusit, përcjell Reuters.

Sot në Britaninë e Madhe janë regjistruar 218.724 raste të reja, që është një rekord i ri për numrin e të infektuarve rishtazi në një ditë.

Johnson tha se ai u përmbahet masave brenda "Planit B" të prezantuar në Angli muajin e kaluar, të cilat përfshijnë mbajtjen e maskave në transportin publik dhe dyqanet, por nuk kufizojnë tubimet ose mbylljen e kompanive.

“Bashkë me masat e ‘Planit B’ që kemi futur para Krishtlindjes, kemi mundësinë ta kapërcejmë këtë valë omicroni pa e mbyllur sërish vendin tonë. Ne mund t'i mbajmë shkollat dhe bizneset tona të hapura dhe mund të gjejmë një mënyrë për të jetuar me këtë virus," tha Johnson.

Sipas tij, java e ardhshme do të jetë e mbushur me sfida.

“Nuk mund t'i shmanget faktit që puna e disa shërbimeve do të ndërpritet për shkak të mungesës së stafit”, theksoi Johnson.

Ai paralajmëroi se spitalet do të përballeshin me presion të konsiderueshëm në javët e ardhshme dhe njoftoi testimin e përditshëm për COVID-19 për 100,000 punëtorë kritikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat