Austria po kërkon punëtorë të rinj për këto profesione

Evropë

Austria po kërkon punëtorë të rinj për këto profesione

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:49
Flamuri austriak

Shteti austriak ka publikuar një listë të detajuar të profesioneve deficitare në atë vend për vitin 2022, ku renditen 66 profesione, si dhe është përcaktuar një listë e veçantë e profesioneve për provinca të caktuara, shkruan klix.ba.

Bëhet fjalë për Dekretin për fuqinë punëtore profesionale, përkatësisht profesionet deficitare për vitin 2022, duke u bazuar në Ligjin për punësimin e të huajve në gjithë Austrinë, kështu të paktën kanë bërë të ditur nga Ambasada austriake në Sarajevë.

Referuar listës së publikuar, disa prej profesioneve për të cilat ekziston një kërkesë e madhe janë infermieret e diplomuara/teknikët, kuzhinierët, molerët, automekanikët, xhamaprerësit, muratorët, punonjës që merren me rregullimin e kulmeve të shtëpive, elektroteknikë-inxhinierë të energjetikës.

Në listën e kuadrove deficitare janë inxhinierët e teknologjisë informative, mjekë, zdrukthëtarë, instalues të ujit, inxhinierë të diplomuar të makinerisë e kasapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat