Qindra njerëz në protestën “Kill the Bill” në Londër

Evropë

Qindra njerëz në protestën “Kill the Bill” në Londër

Më: 15 janar 2022 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Qindra demonstrues janë mbledhur në Londër për të protestuar kundër projektligjit të diskutueshëm “Policia, Krimi, Dënimet dhe Gjykatat”, i cili do t’i jepte policisë britanike kompetenca më të mëdha për të goditur protestat përçarës.

Mirëpo, kritikët thonë se kufizon ashpër të drejtën për protestë paqësore.

Marshime të ngjashme u zhvilluan në disa qytete të tjera të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të koalicionit “Kill the Bill”, përpara një votimi vendimtar mbi projektligjin në Dhomën e Lordëve të hënën.

“Kill the bill” nga anglishtja do të thotë dështim i projektligjit dhe ka si synim pikërisht mosdhënien e kompetencave “të tepërta” sipas protestuesve te policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat