Vendoset një shenjë komunikacioni e veçantë në Gjermani

Evropë

Vendoset një shenjë komunikacioni e veçantë në Gjermani

Më: 17 janar 2022 Në ora: 11:21
Shenjë komunikacioni

Nga shenja që shihni në foto nuk është e vështirë të konstatohet se është i ndaluar tejkalimi i motoçiklistëve dhe i çiklistëve. Por a e dini pse?

Kjo tabelë është e vendosur në qytetin gjerman, Shtutgart në rrugët e “Böblinger” e “Kaltentaler”.

Për motoçiklistët e çiklistët ka shirit të ndarë veçmas, por meqë rruga është e ngushtë, veturave iu ndalohet të tejkalojnë. Sipas ligjeve të komunikacionit në Gjermani, veturat duhet të kenë 1.5 metra distancë anësore gjatë tejkalimit, përndryshe nuk lejohet të bëhet ky veprim.

Dhe, kjo tabelë në dy rrugët e Gjermanisë përfshinë 1.5 km distancë, që do të thotë se veturat duhet të shkojnë pas motoçiklistëve e çiklistëve.

Gjoba për mosrespektim të rregullores është 70 euro.

Image
Shenjë komunikacioni

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat