Një i vrarë nga një shpërthim në Podgoricë

Evropë

Një i vrarë nga një shpërthim në Podgoricë

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:19
Podgoricë, 17 janar 2022

Një person është vrarë nga shpërthimi i një makine në Podgoricë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 më 17 janar.

Pas hetimeve, policia ka njoftuar se “J.Sh. (41) nga Cetinja ka mbetur i vrarë nga shpërthimi që ka ndodhur në vendbanimin Toloshi të Podgoricës.

“Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të kompetencës, për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes në të cilën mbeti i vrarë një person”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mediat në Mal të Zi kanë hedhur dyshime se shpërthimi mund të jetë pjesë e konfliktit të vazhdueshëm mes bandave kriminale në këtë shtet, por këtë hipotezë nuk e kanë konfirmuar zyrtarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat