Shërbimi suedez i Sigurisë, hetim droneve mbi tre centrale bërthamore

Evropë

Shërbimi suedez i Sigurisë, hetim droneve mbi tre centrale bërthamore

Më: 17 janar 2022 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

STOKHOLM - Shërbimi suedez i Sigurisë po heton për dronet e paautorizuar mbi tre centrale të energjisë bërthamore të Suedisë, u njoftua të hënën nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Policia në Suedi dërgoi patrulla dhe helikopterë tek centrali bërthamor në Forsmark, në kërkim të një droni që u pa të fluturonte mbi këtë objekt në orët e vona të së premtes. Ata nuk ta arritën ta kapin mjetin e telekomanduar.

Policia tha se droni ishte i madh dhe mund të manovronte mes erërave të forta përreth centralit në Forsmark.

Shërbimi i Sigurisë tha të hënën se dronët ishin parë edhe mbi dy centralet e tjerë të energjisë bërthamore. në Oskarshamn dhe Ringhals. Rreth 30% e energjisë së Suedisë përftohet nga këto tre centrale.

Incidentet filluan një ditë pasi ushtria suedeze filloi të patrullonte në qytetin kryesor të ishullit Gotland, të ndodhur në Detin Balltik.

"Në përgjithësi, rreziqet e sigurisë kundër Suedisë janë rritur me rrezikun nga aktiviteti më i thellë dhe më i gjerë i zbulimit dhe nga një panoramë më komplekse e rreziqeve", thuhet në deklaratën e Shërbimit të Sigurisë./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat