​Merkel edhe në pension, më e popullarizuara në mesin e gjermanëve

Evropë

​Merkel edhe në pension, më e popullarizuara në mesin e gjermanëve

Më: 17 janar 2022 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Popullariteti i ish-kancelares gjermane Angela Merkel po rritet, ndonëse prej disa kohësh nuk është në politikë dhe as në krye të qeverisë.

Sipas sondazhit të fundit të INSA të kryer për gazetën “Bild”, Merkel nuk është vetëm në vendin e parë si politikania më e dashur gjermane, por e ka rritur avantazhin muajin e fundit, pavarësisht tërheqjes nga politika.

Ish-kancelarja tashmë ka mbështetjen e 59.3 për qind të qytetarëve ose tri pikë të përqindjes më shumë se rezultatet e sondazhit të 29 nëntorit.

Politikani i dytë më popullor gjerman është ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach, ndërsa kancelari aktual Olaf Scholz është në vendin e tretë me 51%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat