Çekia regjistron rritje të rasteve me COVID-19

Evropë

Çekia regjistron rritje të rasteve me COVID-19

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:07
Pragë, Republika Çeke. Fotografi nga arkivi

Republika Çeke raportoi të martën për mbi 20,000 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e infektimeve ditore që dy shtet ka regjistruar që prej 1 dhjetorit të vitit 2021, tha Ministria çeke e Shëndetësisë.

Republika Çeke, shtet me 10.7 milionë banorë, po përballet me një valë të re të pandemisë, teksa varianti Omicron i koronavirusit ka nisur që të rrisë numrin e të infektuarve.

Qeveria çeke ka shkurtuar periudhën e karantinës dhe izolimit, si pjesë e masave të reja. Megjithatë, autoritetet çeke e kanë bërë të detyrueshme testimin e punëtorëve të kompanive, masë kjo që hyri në fuqi këtë javë.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë së Çekisë njoftoi se ka regjistruar 20,270 raste të reja, që është rritje e lartë krahasuar me 7,342 raste që ishin regjistruar një javë më parë.

Ndërkaq, numri i qytetarëve të hospitalizuar që në dhjetor kishin qenë 7,000, të hënën ishin 1,660.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat