Mbi 17 mijë raste të reja me CoVID-19 në Kroaci

Evropë

Mbi 17 mijë raste të reja me CoVID-19 në Kroaci

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 17.489 raste të reja me koronavirus – 11.343 janë testuar me PCR, dhe 6.146 pozitivë janë testuar me testim të shpejtë të antigjenit, konfirmoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

43 persona kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i infeksioneve aktive në Kroaci aktualisht është 59.193.

Mes tyre janë 1792 pacientë në trajtim spitalor, nga të cilët 195 pacientë me aparate respiratore.

Që nga fillimi i pandemisë, 13.300 njerëz kanë vdekur. Aktualisht janë 37.290 persona në izolim. Gjithsej 22.049 mostra u testuan për koronavirus.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat