Pamje të trishta, gomarët ngrijnë nga acari

Evropë

Pamje të trishta, gomarët ngrijnë nga acari

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:29
Gomarët ngrijnë nga acari

Turqia është përfshirë nga moti i keq, me reshje të shumta dëbore.

Në rrjetet sociale por qarkullon një video ku shihen disa gomarë që janë lënë jashtë nga pronarët  e tyre në Van, aty ku kushtet e dimrit janë të ashpra dhe trashësia e borës në pjesët e larta i kalon 1.5 metër.

Siç mund ta shikoni disa prej tyre janë ngrirë, vetëm njëri shihet që lëviz.

Reshjet e borës në Van, nisën mbrëmjen e djeshme  dhe e shtuan intensitetin gjatë ditës së sotme.

Trashësia e borës i ka kaluar 50 metra në zonat rurale dhe 1.5 metra në vendet e larta. Transporti për në 1018 vendbanime nuk mund të sigurohej.

Në qytetin ku skuadrat bënë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve të mbyllura, ishin prekëse pamjet e gomerëve që dridheshin nën dëborë.

Në verë i përdorin për transport por në dimër lihen të ngordhin jashtë nga pronarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat