​Von der Leyen: BE ka dhuruar 1,6 miliardë vaksina

Evropë

​Von der Leyen: BE ka dhuruar 1,6 miliardë vaksina

Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:54
Ursula von der Leyen

Gjatë krizës së Covid-19, Bashkimi Evropian u ka dorëzuar qytetarëve të tij 1,2 miliardë doza vaksina dhe BE-ja ishte i vetmi rajon i botës që vazhdoi të dhuronte vaksina.

Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke folur në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, i cili po zhvillohet online për të dytin vit radhazi.

”Pothuaj 1,6 miliardë doza të prodhuara në BE janë dorëzuar në mbi 150 vende”, theksoi presidentja.

Von der Leyen vuri në dukje se ”vaksinat mRNA u zhvilluan nga shkencëtarët evropianë” dhe se ”rezultatet e arritura gjatë pandemisë tregojnë se demokracitë janë efikase dhe efektive për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat