Mbi 140 mijë raste me Covid në 24 orë në Gjermani

Evropë

Mbi 140 mijë raste me Covid në 24 orë në Gjermani

Më: 21 janar 2022 Në ora: 08:30
Ilustrim

Gjermania ka raportuar 140,160 raste të reja në 24 orë, duke shënuar një tjetër rekord. Kjo është dita e tretë radhazi që vendi europian ka shënuar rekord viktimash duke regjistuar 170 viktima, sipas shifrave nga Instituti Robert Koch (RKI).

Incidenca mbarëkombëtare e raportuar nga RKI ka tejkaluar pragun e 600 raste për 638.8 banorë. Gjermania u është bashkuar vendeve të tjera europiane si Britania e Madhe, Franca dhe Italia, të cilat kanë regjistruar mbi 100 mijë raste në 24 orë.

Omicron tani përbën më shumë se 70% të rasteve të reja.

Vendi gjithashtu ka forcuar kufizimet në aksesin në restorante, bare dhe kafene. Gjermania është zotuar të përshpejtojë fushatën e vaksnimit ndërsa parlamenti pritet të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat