Vizita e delegacionit taliban nxit protesta në Oslo

Evropë

Vizita e delegacionit taliban nxit protesta në Oslo

Më: 22 janar 2022 Në ora: 21:26
Kjo është vizita e parë në perëndim që kur ata morën kontrollin e Kabulit në gusht

Pati një protestë të vogël të qytetarëve afganë në Oslo përpara vizitës së talibanëve në kryeqytetin norvegjez të dielën.

Ata janë kundër takimit të delegacionit me autoritetet norvegjeze dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar për bisedime.

Kjo është vizita e parë në perëndim që kur ata morën kontrollin e Kabulit në gusht, shkruan Euronews.

“Ne nuk duam talibanët këtu në Norvegji. Ata nuk na përfaqësojnë ne”, tha Shahia Soltani, një shtetase afgane dhe një nga demonstruesit.

“Talibanët janë në listën e zezë për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara. Pra, pse duhet t’i ftojmë dhe të negociojmë me ta?” pyeti Soltani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat