Shteti evropian lehtëson masat për personat e pavaksinuar

Evropë

Shteti evropian lehtëson masat për personat e pavaksinuar

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:51
Austri

Austria nga e hëna – pra më 31 janar do të shfuqizojë izolimin për personat e pavaksinuar.

Kancelari Karl Nehamer dhe ministri i Shëndetësisë, kanë njoftuar për zbutjen e masave anti-COVID, pak kohë pasi është mësuar se vendi ka shënuar numër rekord të infektuarish gjatë 24 orëve.

Megjithatë, zyra e kancelarit e sheh situatën si normale në repartet e kujdesit intensiv. Izolimi për personat e pavaksinuar ishte një “prej masave më të rrepta që ishin ndërmarrë”.

Madje në nivel global, pak vende aplikojnë masa të tilla të rrepta siç ka bërë Austria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat